Një tjetër shpërthim me tritol ka ndodhur në Shqipëri. Shpërthimi është regjistruar në lagjen Pavarësia të Vlorës. Lënda plasëse është vendosur poshtë një makine.
Nga informacionet e para nuk bëhet e ditur nëse ka pasur të lënduar apo vetëm dëme materiale. Gjithashtu nuk dihet dhe arsyeja e vendosjes së tritolit dhe çfarë fshihet pas kësaj. Policia ka mbërritur dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
/Priza.al/