VIDEO/Zbulohet magazina e kultivimit të kanabisit, shpallet në kërkim drejtori i Kadastrës së Kurbinit

Një magazinë me kanabis është zbuluar në fshatin Gjormë të Kurbinit. Personi i shpallur në kërkim për laboratorin e drogës është drejtori i Kadastrës në Kurbin, Etmond Stojani. Në pranga ka rënë 24-vjeçari Vranicki Hisku, i cili bë bashkëpunim me kreun e Kadastrës, zhvillonin aktivitetin e paligjshëm.

Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin përshtatur katin e dytë të një magazine të marrë me qira, me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike. Stojani ka pasur detyrën e drejtuesit të Kadastrës së Kurbinit.

Në këtë magazinë u sekuestruan 205 bimë kanabis të kultivuara në vazo. Gjithashtu, gjatë kontrollit në ndërtesë u konstatua një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, e cila shërbente për furnizimin me energji të pajisjeve si llamba, aspirator, filtra ajrimi etj, që ndihmonin në kultivimin dhe rritjen e bimëve narkotike.

U sekuestruan të gjitha pajisjet që kanë shërbyer për kultivimin e kanabisit. Ndërsa në banesën e të arrestuarit u gjet një pushkë me dylbi të montuar.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *