E rëndë në Librazhd/ Sherr me thika për motive të dobëta, plagosen dy persona

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Librazhd. Bëhet me dije se si pasojë e një sherri me thika janë plagosur dy persona. Teksa të rinjtë janë përleshur për motive të dobëta, ata kanë marr mjekimin në spital dhe më pas janë transportuar në shtëpi.

Sipas njoftimit të policisë, të plagosurit janë M. P., 30 vjeç dhe R. B., 32 vjeç. Autori me iniciale N.S. 36 vjeç është arrestuar nga policia, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e sherrit.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Librazhd u arrestua në flagrancë shtetasi N. S., 36 vjeç, banues në Librazhd, pasi për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasit M. P., 30 vjeç dhe R. B., 32 vjeç, banues në Librazhd, të cilët pas mjekimit në spitalin e Librazhdit, janë larguar për në banesë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *