Kryedemokrati Lulzim Basha do të mbledh sot Kryesinë e Partisë Demokratike. Lajmi është bërë i ditur nga sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi. Sipas tij, mbledhja do të nisë në orën 18:30.
Rendi i ditës do të jetë “Diskutim mbi situatën e krijuar pas dhunës së paprecedent ndaj të gjithe anëtarëve të organeve të Partisë dhe selisë së PD gjatë protestës së 8 Janarit”.
NJOFTIMI I BARDHIT
Te nderuar anëtarë të Kryesisë,
Sot në orën 18:30, me kërkesë të Kryetarit të Partisë, do të mblidhet Kryesia e Partisë, me rend dite “Diskutim mbi situatën e krijuar pas dhunës së paprecedent ndaj të gjithe anëtarëve të organeve të Partisë dhe selisë së PD gjatë protestës së 8 Janarit”.
Me respekt,
Sekretari i Përgjithshëm
Gazment Bardhi
/Priza.al/