Selia blu dy ditë pas protestës, mbarohet pastrimi, nis rikonstruktimi i dëmeve

Protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha la pas dëme të konsiderueshme në selinë blu.

Teksa vetëm dy ditë pas kësaj protestë të gjitha materialet e dëmtuara janë larguar nga ambientet e selisë dhe ka nisur rikonstruktimi I tyre.

Ndër të tjera bëhet me dije se po vijojnë punimet në ndërtesë pas dëmeve të shkaktuara nga protesta e së shtunës.

Si pasojë e përplasjeve selia e PD-së pësoi dëme në fasadë, por edhe brenda zyrave, siç tregoi për mediat kryetari i PD-së, Lulzim Basha, po atë pasdite.

Sali Berisha dhe mbështetësit e tij shkuan të shtunën në seli për të larguar Lulzim Bashën,  pas Referendumit  të 18 Dhjetorit 2021 që votoi për shkarkimin e tij si kryetar i PD.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *