I shtruar në spital prej 26 dhjetorit, anulohen të gjitha aktivitetet e presidentit të PE-së

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli që prej 26 dhjetorit ndodhet në një spital në Itali.

Ai është shtruar për shkak të disa komplikacioneve shëndetësore.

Zëdhënësi i Sassolit ka bërë me dije se për shtrimin e tij në spital është bërë mosfunksionimi i sistemit imunitar.

Ndërkohë të gjitha aktivitet publike janë anuluar deri në një moment tjetër, kur mjekët të rekomandojnë daljen e tij nga spitali dhe rikthimin në punë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *