Një zhvillim i papritur njoftohet nga emisioni i njohur i Top Channel, ‘Goca dhe Gra’. Mësohet se 3 moderatoret Tea Trifonin, Olesia Leçon dhe Krista Merkoçin do të largohen nga drejtimi i emisionit.
Sipas revistës ‘WHO’, vendin e tyre do ta zënë, Dalina Buzi, Rita Petro dhe Armina Mevlani.
Vetë personazhet e njohur nuk e kanë konfirmuar ende lajmin, ndërsa pritet që dalja e tyre e parë bashkë me Fatmën të jetë ditën e mërkurë në orën 21:00. Nuk dihet edhe përse u bë kjo lëvizje e papritur në mes të sezonit televiziv.
/Priza.al/