“8 janari ditë e hidhur për demokratët”, PD nxjerr të tjera pamje nga protesta: Berisha ka angazhuar një bandë…

2 ditë pas protestës para selisë blu, Partia Demokratike ka publikuar pamje të tjera.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, PD thekson se Berisha e humbi kur pa ditën e protestës se ishte i rrethuar nga një grup i vogël njerëzish. Sipas PD-së, me dhunën e 8 janarit ai dëshmoi që është gati të bëjë gjithçka, qoftë dhe viktima.

MESAZHI I PD
Sali Berisha e humbi kur pa se ishte i rrethuar nga një grup i vogël njerëzish, pasi shumica dërrmuese e demokratëve e braktisën. Me dhunën e 8 janarit ai dëshmoi që është gati të bëjë gjithçka, qoftë dhe viktima, vetëm për hallin e tij. Dhe për këtë ai ka angazhuar një bandë prej disa dhjetra kriminelësh. 8 janari ishte një ditë shumë e hidhur për demokratët.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *