Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, PD thekson se Berisha e humbi kur pa ditën e protestës se ishte i rrethuar nga një grup i vogël njerëzish. Sipas PD-së, me dhunën e 8 janarit ai dëshmoi që është gati të bëjë gjithçka, qoftë dhe viktima.
MESAZHI I PD
Sali Berisha e humbi kur pa se ishte i rrethuar nga një grup i vogël njerëzish, pasi shumica dërrmuese e demokratëve e braktisën. Me dhunën e 8 janarit ai dëshmoi që është gati të bëjë gjithçka, qoftë dhe viktima, vetëm për hallin e tij. Dhe për këtë ai ka angazhuar një bandë prej disa dhjetra kriminelësh. 8 janari ishte një ditë shumë e hidhur për demokratët.
/Priza.al/