Piloti që shpesh herë ka surpizuar banorët e “Big Brother Vip” me parashutë, i ftuar ditën e sotme në një emision televiziv ka treguar një situatë ku i kanë ofruar 5 mijë euro vetëm për një mesazh dedikuar Donaldit.
Sipas tij, mesazhi duhet të përmbante fotografinë e Bora Zemanit dhe varësen që Donaldi i dhuroi kësaj të fundit para se aktori të “dashurohej” me Triksën.
Por, sipas Xhajës ai e ka konsideruar këtë mesazh të papërshtatshëm dhe ka refuzuar.
“Deri dje banorët ishin të lumtur se i shkonte një parashutë që u çonte mesazhe të bukura, por jo tani sepse nga fansat mund të marrin mesazhe jo të mira. Mua më kanë ofruar 5 mijë euro për të futur një mesazh. Një biznesmen nga Saranda më tha: Më bëj një baner të madh me fotografinë e Borës dhe varësen e Donaldit. I thash nuk e bëjë dhe nusja që i bëritiste “jepi lekë, sa më shumë lekë”. Më kanë ofruar 5 mijë euro. I thash që nuk është punë lekësh.”-tha parashutisti.
/Priza.al/