Shpërthimet me lëndë plasëse janë rikthyer sërish ndaj bizneseve në Foggia të Italisë. Sipas hetuesve italianë përgjatë këtyre ditëve që kur ka nisur viti 2022, kanë ndodhur 4 shpërthime, ku për disa prej tyre akuzohet një 33-vjeçar shqiptar.
Shpërthimi i fundit ishte këtë fundjavë përpara restorantit Poseidon në Vico Ciancarella, në qendrën historike të Foggias. Shpërthimi me lëndë plasëse dëmtoi vetëm pjesën e jashtme të grilave të këtij biznesi. Nga ana e tyre hetuesit janë duke këqyrur pamjet e kamerave të sigurisë të biznesit por edhe të banesave aty pranë.
Pronari i “Poseidon” është po i njëjti me atë të kompanisë Coffeè 0861 që merret me shpërndarjen e kafesë, të cilit të premten e kaluar i shpërtheu në flakë edhe furgoni, shkruan Corriere Del Mezzoggiorno.
Ky biznes është i njohur edhe për sulmin me tritol që pësoi më 12 nëntor 2019, kur persona të panjohur e hodhën në erë duke shkaktuar dëme të mëdha. Sipas hetuesve italianë, pas sulmit të fundit në Foggia besohet se qëndron një 33 vjeçar shqiptar i cili u arrestua në prill të vitit 2020. Arrestimi i tij erdhi pasi dyshohej për shpërthimin me tritol të nëntorit 2019.
Shpërthimi në fundjavës shënon sulmin e katërt që nga fillimi i këtij viti, në Itali dhe veçanërisht në provincën e Foggias që nga fillimi i këtij viti.
Më 3 janar, në një distancë të shkurtër nga njëra-tjetra, shpërthyen dy lëndë plasëse përpara një parfumerie dhe një dyqani makinash në San Severo. Ndërsa në Foggia më 5 janar, një sasi tritoli shpërtheu përpara një dyqani lulesh në via Guido Dorso jo shumë larg stadiumit dhe e fundit shpërthimi ndaj restorant posiedon këtë fundjavë.
/Burimi: Corriere Del Mezzoggiorno/ Përshtati: Priza.al/