VIDEO/ Futi foshnjen e porsalindur në qese dhe e hodhi në koshin e plehrave! 5 orë më vonë…

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një nënë adoleshente hedh në kontejnerin e mbeturinave foshnjën e saj të porsalindur – që disa orë më vonë u gjet e gjallë nga kalimtarë rasti.

Siç mund të shihet në videon e publikuar më poshtë, një veturë ndalet dhe nga ajo del një grua e cila në hap derën e pasme dhe nxjerr një thes të najlonit, brenda të cilit kishte futur foshnjën e porsalindur që e hedhë në kontejner të mbeturinave në New Mexico.

Për fat të mirë pesë orë më vonë, tre persona e gjejnë brenda kontejnerit dhe arrijnë ta nxjerrin të gjallë. Ata menjëherë njoftuan autoritetet, që me të mbërritur në vendin e ngjarjes e dërguan me urgjencë në spital.

Nga atje është bërë e ditur se gjendja shëndetësore është stabël, kurse është ngritur padi ndaj 18-vjeçares Alexis Avilla nga Hobbs, mbi të cilën rëndojnë akuzat për tentiativ vrasje, braktisje dhe abuzim.

Pas është marrë në pyetje nga policia, Avila ka pranuar se ka hedhur në kontejnerë të mbeturinave foshnjën e saj të porsalindur.

 

/Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *