Big Brother VIP ka dalë përtej çdo pritshmërie. Përtej bujës së madhe të historisë së Donaldit-Borës dhe Trixës, duket se shtëpia më e famshme në vend ka shumë hapsirë për dashuri e për njohje të reja. Nga ky reality, deri më tani janë krijuar 3 çifte, Donaldi-Trixa, Sarah-Dj PM dhe Einxhel-Dj Dagz. Mirëpo, fansat për pak menduan se një tjetër trekëndësh dashurie do të niste, ku protagonistë janë personazhet e rinj që janë futur në shtëpi.
Bëhet fjalë për Xheisarën dhe Arbrin, të cilët kanë patur disa momente të sikletshme me njëri-tjetrin. Sipas Arbrit, Xheisara ka patur një afrimitet më tepër seç duhet me të, ku përfshiheshin edhe “prekje”. “Unë jam i dashuruar. E kam shpirtin binjak. Dhe siç kam hyrë, do dal. Të prek një herë, s’të pëlqen, dy herë…herën e tretë unë ia thashë. Me dashamirësinë më të madhe “Të lutem përpiqu mos ta bësh më se nuk më pëlqen”,- ka treguar ai në një bisedë me Arjolën dhe Ilirin.
/Priza.al/