U përjashtua nga PD/ Albana Vokshi: S’më largojnë dot ata që nuk kanë lidhje me PD

Deputetja e PD, Albana Vokshi ka reaguar ashpër pas lajmit se ishte përjashtuar nga radhët e Partisë Demokratike, për të cilën shprehet se atë nuk mund ta largojnë dot ata persona, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me këtë forcë politike.

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Vokshi shkruan se i vetmi vetmi organ legjitim në Partinë Demokratike, mandatuar nga Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetor 2022, është Komisioni i Rithemelimit të PD në të cilin ajo është anëtare.

Reagimi i Albana Vokshit:

Nga PD nuk më përjashtojnë dot ata që nuk kanë lidhje me PD-në. Nga PD nuk më përjashton dot një grup uzurpatorësh që PD-në e kanë mjet për pasurimin personal, ndaj e duan me cdo kusht. Ata nuk kanë lidhje as me demokratët as me demokracinë. I vetmi organ legjitim në Partinë Demokratike, mandatuar nga Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetor 2022, është Komisioni i Rithemelimit të PD në të cilin unë jam anëtare. Lulzim Basha është shkarkuar me 4446 vota të delegatëve legjitim të Kuvendit Kombëtar të PD, vendim ky i ratifikuar në mënyrë unanime nga rreth 44 mijë anëtarë të PD në referendumin e dt 18 dhjetor 2022. Në demokraci sovrani vendos!

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *