Evi Kokalari tërhiqet nga jeta politike aktive për Rithemelimin e PD-së

Shqiptaro-amerikania Evi Kokalari që mbështeti Berishën në takimet me Foltoren ka vendosur që të distancohet nga anagazhimi politik aktiv në Shqipëri. Këtë vendim e ka bërë të ditur vetë Kokalari me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke dhënë edhe arsyet e këtij akti.

Kokalari u shfaq në krah të Berishës gjatë takimeve të zhvilluar që nga krijimi i Foltores së ish-kryeministrit Berisha deri në Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e Bashës nga posti i kryetarit të PD-së. Ndërsa ajo u bë pjesë e grupit të Rithemelimit të PD-së.

Reagimi i plotë në Facebook

Kam vendosur të distancohem pak nga politika në Shqipëri. Megjithëse me mëndje dhe zemër jam aty ku vazhdon lufta për një opozitë të fortë, dua ti kthehem jetës time në Amerikë që kam që në Shtator që e kam lënë komplet mbas dore. Do vazhdoj të jem në komunikim të vazhdueshëm me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, gjithsesi jo më aq aktive sa më parë.

Me gjithë sulmet e katër muajve të fundit, një gjë është e padiskutueshme – miqësitë që kam krijuar në Tiranë vërtet më kanë ngrohur zemrën, dhe jo vetëm, mbështetjen që kam marrë nga njerëzit që kam takuar çdo ditë në rrugët e Tiranës dhe gjatë foltoreve, vërtet i kanë dhënë kuptim sakrificës së muajve të fundit.

Bashkëatdhetarëve të mi në Diasporë; dua t’ju them që populli ynë është i varfër, kështu që angazhohuni seriozisht se kanë vërtet nevojë për ndihmë. Lërini mërite dhe urrejtjen e së kaluarës dhe mbështesni ata që po luftojnë për ditë për të shpëtuar pluralizmin.

Ndërkohë do vazhdoj të komunikoj opinionet e mia nëpërmjet medias sociale.
Duke ju falenderuar të gjithëve për mbështetjen tuaj,
Përzemërsisht, Evi

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *