“Berisha dhe Basha, dy mbetje të ndarë përgjysmë”/ Rama pas akuzave të kryedemokratit: Policia veproi në kohën e duhur

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, lidhur me ndërhyrjen në kohë vonesë të Policisë së Shtetit në protestën e 8 janarit.

Në një prononcim për mediat, Rama tha se Basha të mos merrej me fortifikime, por të kërkonte ndihmë dhe mbrojtje nga policia. Ndër të tjera ai u shpreh se Lulzim Basha dhe Sali Berisha, janë dy mbetje të ndarë përgjysmë.

“Faktikisht Basha në mënyrë të përsëritur bëri atë që se bën kurrë dikush që ka sensin e përgjegjësisë ndaj njerëzve, institucionit, ligjeve të vendit, duke folur për fortifikime dhe duke bërë fortifikime në vend se qartësisht të fliste për nevojën që ai institucion të mbrohej nga policia. Duke përjashtuar policinë dhe reagimet para dhe mbrapa janë të ngjashme si dy pika uji të dy kufomave politike. Janë të dyja mbetje të ndarë përgjysmë”, tha Rama.

Pyetjes së gazetarëve se si mendon të ndihmojë demokratët, Rama refuzoi t’i përgjigjet duke zgjedhur të largohet e të mbyllë pikërisht aty intervistën.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *