Ish-mesfushori i Arsenalit, Emmanuel Frimpong, ka surprizuar me një deklaratë të dhënë së fundmi, se dëshira e tij është të rikthehet në Rusi e të bëhet aktor pornoje. Ish-mesfushori i Arsenalit, përveç dy viteve në Rusi (2014-2016), tek skuadra e Ufa-s, ka ndryshuar gjithnjë skuadër çdo sezon. I intervistuar nga “Sport24.ru”, Emmanuel Frimpong ka zbuluar disa nga prapaskenat e karrierës së tij, aventurat në Rusi dhe dëshirat për të ardhmen. Ai tha se në Rusi, futbollistët janë gjithnjë në formë, e ndërsa është magjepsur nga vajzat ruse.
“Nga Rusia më befasoi më shumë gjendja e rrugëve, të cilat janë shumë të këqija. Unë kam jetuar shumë kohë në Angli, dhe rrugët janë të mrekullueshme kudo.
Por kur erdha tek Ufa mbeta i shokuar për një tjetër gjë: në Rusi futbollistët janë gjithnjë në formë, por e vërteta është se në mëngjes pinë vodka dhe pastaj vrapojnë si Usain Bolt. Do të doja të kthehesha tek Ufa dhe bëja aktorin pornografik me 20 vajza tatare. Vajzat ruse janë shumë të bukura”.