Dy ditë me shira të dendur kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në disa zona të Francës jugperëndimore, duke ndërprerë rrjetet rrugore dhe hekurudhore. Pesë rajone, janë në alarm të kuq nga përmbytjet, ndërsa shtatë të tjerë mbeten nën paralajmërim nga nivelet e larta të lumenjve.
Disa policë e kaluan gjithë ditën e djeshme në kërkim të Evelyne, një grua rreth të 70-tave që kishte dalë nga shtëpia rreth orës 07:30, që më pas u gjet pa jetë në një kanal pak metra larg shtëpisë.
Në Toulouse (Tyliz), lumi Garonne doli nga brigjet e tij dje pasdite, duke rrezikuar ndërtesat përgjatë tij.
Në zonën e Pirenejve, (Pyrenees-Atlantiques), rreth 900 shtëpi mbetën pa energjisë elektrike pasi pemët ranë në linjat e tensionit.
Trenat nuk punuan të gjatë të hënës, ndërsa sot kanë nisur punën pa probleme, megjithatë qytetarët në këto zona këshillohen të evitojnë daljet e panevojshme nga shtëpia.
/Priza.al/