Në fillim të muajit janar Bashkia e Tiranës riktheu masat kufizuese për mjetet e tonazhit të rëndë në kryeqytet. Me synimin që të disiplinoj trafikun Bashkia vendosi të ndalojë qarkullimin e mjeteve të rënda në brendësi të Unazës së Vogël të qytetitnga ora 07:00 e mëngjesit deri në orën 20:00 të mbrëmjes.
Në lidhje me këtë vendim, ditën e sotme, gjatë takimit me kryetarët e Bashkive të Shqipërisë, Erion Veliaj ka komentuar se ky ishte një vendim i vështirë, por i drejtë.
“Duke ardhur këtu po dëgjoja të gjitha kundërshtimet e kompanive të betonierëve. Por, sot siç e pate, vihet më kollaj në Tiranë sepse betonierët dhe kamionët punojnë natën. Puna e kryetarit të Bashkisë është ‘hip se të vrava, zbrit se të vrava’. Nuk i kënaqim dot të gjithë! Gjithmonë, do jetë dikush që do mërzitet, por pyetja është si do bashkëjetojmë? Për sa kohë që në Tiranë, çdo ditë, në 8 të mëngjesit, dalin 200 mijë makina për të shkuar në punë dhe në shkollë, atëherë minimumi që mund të bëjmë është që betoni dhe hekuri të hidhet natën dhe ditën të shkojmë në shkollë dhe në punë. Jam i vendosur t’i rri këtij vendimi”, theksoi Veliaj.
/Priza.al/