Në qytetin e Korçës janë ndjerë sërish lëkundje tërmeti rreth orës 16:15.
Mësohet se epiqendra ka qenë në Follorinë, Greqi. Tërmeti ishte me magnitudë 4.3 me thellësi 1 km.
Para dy ditësh, 9 janar, një tjetër tërmet 5.8 ballë goditi Follorinën. Lëkundjet u ndjenë edhe në disa qytete të Shqipërisë, Korçë, Vlorë, Tiranë dhe Elbasan.
/Priza.al/