Dy ditë më parë ishte në Tiranë për vizitë zyrtare/ Kryebashkiaku i Prishtinës infektohet me COVID-19. Ja statusi i tij…  

Zhvilloi një vizitë zyrtare dy ditore më parë në Tiranë, ku takoi edhe shumë personalitete, por sot kryetari i bashkisë së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se është infektuar me koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryebashkiaku i Prishtinës nëpërmjet një statusi në “Facebook”. Kujtojmë se dy ditë më parë ai zhvilloi një vizitë në Tiranë, ku edhe u takua me kryebashkikun e Tiranës, Erion Veliaj.

Madje gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, së bashku me kryetarin Erion Veliaj, Përparim Rama dhe delegacioni që e shoqëroi në këtë vizitë të parë në kryeqytetin shqiptar, ishin në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, për premierën “Unë, Mephisto”.

Rama bën me dije se është izoluar menjëherë pasi ka dyshuar se, ka pasur kontakt me persona të infektuar dhe se, i është nënshtruar testit për COVID, i cili më pas i ka rezultuar pozitiv.

Ai gjithashtu njofton se, ka anuluar të gjitha takimet e parashikuara, ndërsa thekson se, aktualisht nuk ka simptoma, ndërsa vijon të punojë nga shtëpia në koordinimin me ekipin e tij.

Ja reagimi në rrjetet sociale i kryebashkiakut të Prishtinës, Përparim Rama:

“Të dashur qytetarë,

Sapo jam njoftuar nga IKSHPK se kam rezultuar pozitiv me COVID-19. Jam izoluar menjëherë sapo kam kuptuar që kam pasur kontakt me persona të cilët kanë rezultuar pozitivë, dhe kam anuluar të gjitha takimet e parashikuara.

Për momentin, nuk kam asnjë simptomë dhe po e vazhdoj punën prej shtëpisë, duke u koordinuar me ekipin tim në mënyrë që proceset e punës të vazhdojnë normalisht gjatë ditëve të ardhshme”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *