Drejtori i kompanisë farmaceutike Pfizer, Albert Bourla, konsideron se së shpejti do të prodhohet vaksina që enkas lufton variantin e ri të coronavirusit i njohur si Omicron.
“Kjo vaksinë do të jetë gati në mars,” tha Bourla për në CNBC. “Ne kemi filluar tashmë prodhimin e disa prej këtyre sasive .”
Bourla tha se vaksina do të synojë gjithashtu variantet e tjera që qarkullojnë. Ai tha se ende nuk është e qartë nëse nevojitet apo jo një vaksinë omicron ose si do të përdoret, por Pfizer do të ketë disa doza gati pasi disa vende e duan atë sa më shpejt të jetë e mundur.
Duke folur gjatë një konference për Shëndetësi të organizuar nga J.P Morgan, ka theksuar se së bashku me kompaninë gjermane BioNTech janë duke punuar në këtë vaksinë.
Sipas tij, kjo vaksinë do të jetë e gatshme për përdorim deri në mars, dhe ka paralajmëruar se do të jetë shumë efikase kundër Omicronit.
Ky variant i COVID-19 është shumë më ngjitës në raport me variantet e tjera. Deri më tani në hulumtimet e kryera, është konstatuar se bëhet fjalë për një variant që manifestohet te pacientët me simptoma të lehta.
Megjithatë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, kanë bërë të ditur se po shkakton vdekjen e një numri të madh njerëzisht – kryesisht ata që nuk janë vaksinuar kundër COVID-19.
/Burimi: CNBC/ Përshtati: Priza.al/