Bashkëshorti i artistes së ndjerë, Hueyda El Saied, Thierry bën herë pas here postime në profilin e saj në Instagram të cilin ka vendosur ta mbajë hapur.
Sot ai ka bërë një dedikim shumë të veçantë me rastin e ditëlindjes së Gabriel.
“Gëzuar ditëlindjen Gabriel. 7 vjeç sot. Mami dhe unë jemi shumë krenar për ty. Të duam shumë djali im. Të fortë së bashku. Babi jot”, shkruan Thierry krah një kolazhi fotosh, ku shfaqet vogëlushi me të dhe nënën e ndjerë.
Kujtojmë se Hueyda u nda nga jeta në nëntor pas betejës me kancerin.