Vrasësi milioner Robert Durst ka vdekur në burg në moshën 78-vjeçare, sipas avokatit të tij. Sipas medieve të huaja, Durst vdiq si i burgosur në Kaliforni pasi u deklarua fajtor në shtator për vrasjen e shoqes së tij Susan Berman.
Ai e vrau atë për ta ndaluar të fliste me policinë për sa i përket zhdukjes së gruas së tij, Kathie Durst që gjithashtu dyshohet të jetë vrarë nga Durst, por trupi i saj nuk është gjetur kurrë. Ajo u shpall ligjërisht e vdekur në vitin 2017.
Prokurorët thonë se ai vrau edhe fqinjin e tij, Morris Black, ndërsa jetonte si i arratisur në Teksas nëntë muaj pasi vrau Berman.
Durst pretendoi se e kishte qëlluar aksidentalisht, përpara se të vazhdonte të copëtonte trupin e tij dhe t’i hidhte pjesët në Gjirin Galveston.
Pas një gjuetie 45-ditore, ai u arrestua për vjedhjen e një sanduiç pule nga një dyqan ushqimor në Pensilvani, vetëm disa kilometra larg vendit ku ai ndoqi universitetin. Atij iu gjetën mijëra dollarë para të gatshme në makinën e tij me qira, si dhe kanabis dhe patentë shoferi i Black.
Durst u dënua me burgim të përjetshëm në tetor për vrasjen e Bermanit në vitin 2000, e cila ishte e besuara dhe zëdhënësja e tij për një kohë të gjatë.
“Çfarë dreqin bëra? I vrava të gjithë, sigurisht,” u regjistrua ai duke thënë me vete në një moment në mikrofon.
Gjyqi i tij ishte shtyrë për më shumë se një vit për shkak të pandemisë Covid. Dy ditë pas dënimit të tij, ai u shtrua në spital me Covid dhe u vendos në një ventilator, sipas avokatit të tij të gjyqit.
Trashëgimtari i pasurive të paluajtshme në SHBA, i kthyer në arrati, rrëfeu pa dashje në një seri dokumentaresh kriminale të HBO për veten e tij.
Avokati i Durst, Chip Lewis, konfirmoi se ai vdiq në Spitalin e Përgjithshëm San Joaquin ndërsa ishte në paraburgim të Departamentit të Korrektimeve në Kaliforni.
Ai tha se vdekja e tij ishte për “shkaqe natyrore” dhe se ai kishte vuajtur nga probleme të shumta shëndetësore.
/Burimi: BBC/ Përshtati: Priza.al/