Valon Shehu ka zbuluar detaje nga jeta e tij private i ftuar në “Glamour zone”. Për herë të parë, ai ka treguar për moderatoren Ester Bylyku, se gjatë jetës ka tradhëtuar dy herë dhe të dyja herët e kanë kapur.
“Ajo i zbuloi të gjitha sepse kisha lënë laptopin në shtëpi. Kishte çdo gjë me fakte. Më erdhi turp dhe i thash, që do të largohesha nga shtëpia. Ajo më tha jo, sepse dëshironte të qëndronim natën e fundit bashkë. Në momentin që ajo vuri kokën në gjoksin tim, më beso më dilnin lot nga turpi”,- tregoi Valoni.
Asnjëherë se kisha imagjinuar që do më kapte, dhe tradhëtinë se di pse e bëra se sështë se më mungonte ndonjë gjë nga partnerja që kisha në krah por, ja që ashtu erdhi momenti dhe e bëra.
Pendimi skishte vlerë sepse tashmë ishte shumë vonë.
As vetë se di se si e bëra nuk është se isha i dehur dhe e bëra pa vetë dije por, desha dhe e bëra thjesht kot ndaj kjo gjë më vriste më shumë pastaj kur ajo e mori vesh por, tashmë çdo gjë ka kaluar dhe përfunduar ama, nuk do e harroj kurrë atë moment sepse ishte një nga momentet më të sikletshme të jetës time, kurrë se kisha menduar veten se do gjendesha në ate lloj situate u shpreh ai.
/Priza.al/