Ndotje të rënda mjedisore dhe shkelje të tjera…/ IKMT pezullon ‘Bankers Petroleum’ dhe i vendos gjobë kompanisë së naftës  

Prej vitesh ka qenë një kompani e huaj e “paprekshme” nga autoritetet shqiptare dhe që sillej si të donte me zonat në të cilat ushtronte aktivitetin e saj të biznesit. Por duket se Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, nuk i ka bërë më aspak përshtypje emri i naftëxjerrëses amerikano-kanadeze “Bankers Petroleum”, duke i pezulluar aktivitetin e kompanisë së prodhimit dhe nxjerrjes së naftës.

Kjo masë sipas njoftimit zyrtar të Inspektoratit, ka ardhur pas konstatimit të disa shkeljeve të evidentuara në këtë subjekt, gjatë kontrolleve të ushtruara në zbatim të mbrojtjes së mjedisit.

Sipas Inpektoratit, kompania ka shkelur ligjin duke mos larguar mbetjet e rrezikshme, e si rrjedhojë ka shkaktuar “kontaminim të zonës” ku operon, pranë fushës më të madhe naftëmbajtëse në Patos-Marinëz në Fier.

Veç pezullimit të aktivitetit për një afat të pacaktuar, Inspektorati ndër të tjera për këto shkelje ka ndëshkuar kompaninë edhe me gjobë prej 2 milionë lekë.

Më herët në një takim të zhvilluar me kryebashkiakët e vendit një vit më parë, kryeministri Edi Rama ka kërkuar ndërhyrje nga të gjitha autoritetet përgjegjëse për normalizimin e situatës me mbetjet në të gjithë territorin, duke paralajmëruar edhe ndjekje penale ndaj individëve apo subjekteve që shkelin ligjin.

Në këtë kuadër, kreu i qeverisë ka njoftuar se lufta ndaj keqmenaxhimit të mbetjeve, do të intensifikohet dhe prej prillit të vitit 2022, i gjithë territori i vendit do të monitorohet nga satelitët, për të evidentuar çdo pikë të paligjshme të grumbullimit të inerteve, apo shkeljeve të tjera mjedisore.

Covid-19 mbyll industrinë e naftës në vend, Bankers Petroleum ndalon për  herë të parë në histori prodhimin në Patos-Marinëz - FaxWeb

Raportohet se subjekti në fjalë nuk ka respektuar kushtet e Lejes së Mjedisit për largimin e mbetjeve të rrezikshme dhe si rrjedhojë, ka kontaminuar zonën.

Raporti i ISHP: Banorët e Marinzës, të sëmurë nga puset e naftës - Citizens  Channel

Njoftimi i IKMT:

“Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ka vijuar punën për mbikëqyrjen dhe kontrollin e zbatimit të legjislacionit në fuqi në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe ndëshkimin e çdo ndërhyrje të paligjshme me pasoja në mjedis.

Në ushtrim të përgjegjësive të veta, IKMT pas ushtrimit të kontrollit në subjektin “BANKERS PETROLIUM ALBANIA LTD” Fier, ka konstatuar që subjekti nuk ka respektuar kushtet e Lejes së Mjedisit për largimin e mbetjeve të rrezikshme dhe si rrjedhojë ka kontaminuar zonën.

Ndaj subjektit është vendosur masa administrative dënim me gjobë në vlerën 2 000 000 lekë dhe është pezulluar aktiviteti”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *