Ata po përgatiten për t’u bërë yjet e ardhshëm të Amerikës dhe tashmë po përfitojnë kryesisht nga fama e tyre në rrjetet sociale si yjet më të mëdhenj të platformës TikTok.
Sipas Statista, askush në listën e Forbes të shtatë “krijuesve” më të paguar në rrjetin social nuk e kalon moshën 25 vjeç, por ata tashmë kanë bërë miliona në 2021.
Charli D’Amelio – ndoshta ylli më i njohur i TikTok, kryeson listën me fitime prej 17.5 milionë dollarë në vitin e kaluar. Përveç marrëveshjeve të zakonshme të miratimit, ajo fitoi para në vitin 2021 duke lançuar një linjë veshjesh Hollister si dhe shfaqjet Hulu dhe Snap Original, të gjitha në bashkëpunim me motrën e saj, Dixie.
Dixie D’Amelio mori valën e famës së motrës së saj në TikTok që kur motra e saj më e vogël filloi fillimisht të dilte në rrjet në vitin 2019. Ndërkohë, Dixie u fokusua në karrierën e këngëtares, duke publikuar dy këngë në vitin 2021, të cilat së bashku me bashkëpunimet e saj i dhanë asaj 10 milionë dollarë vitin e kaluar.
Addison Rae, një tjetër kërcimtare/këngëtare në platformë, mbyll 3-shen e parë të fituesve më të lartë të TikTok në 2021 me 8.5 milionë dollarë dhë është një mike mjaft e ngushtë e Kourtney Kardashin.
Në mesin e shtatë më të paguarve të TikTok është vetëm një mashkull, Josh Richards, i cili poston rutina dhe skeçe kërcimi. Forbes publikoi listën më parë në vitin 2020 dhe vlerëson se gjatë një viti, fitimet vjetore të kombinuara të TikTokers-ave më të paguar u trefishuan.
/Priza.al/