Mëngjesi, dreka dhe darka janë konsideruar gjithmonë vakte të mjaftueshme për të plotësuar nevojat për ushqim të njeriut. Kohët e fundit, studimet janë të ndarë mbi sasinë optimale të vakteve ushqimore që një njeri duhet të konsumojë çdo ditë.
Sipas disa prej tyre, 5 deri në 6 vakte të vogla ushqimore në ditë mund ta ndihmojnë njeriun të parandalojë ngadalësimin e metabolizmit. Sidoqoftë, rekomandimet shkencore mbi këtë çështje janë të ndryshme, sidomos kur bëhet fjalë për rënien në peshë. Në këtë artikull do të mësoni më shumë për numrin e vakteve që ju duhen çdo ditë dhe për domethënien e çdo vakti në shëndet.
Ritmi i Metabolizmit
Ritmi i metabolizmit ka të bëjë me numrin e kalorive që trupi djeg gjatë ditës. Teoria e disa ekspertëve thotë se ngrënia e vakteve të vogla por të shpeshta rrit ritmin e djegies së kalorive. Kjo teori nuk është gjithmonë e vërtetë. Tretja e një ushqimi mund të rrisë lehtë ritmin e metabolizmit por kjo njihet si efekti termik i ushqimit. Ngrënia e tre vakteve prej 800 kalorish secili shkakton të njëjtin efekt termik si ngrënia e 6 vakteve prej 400 kalorish. Shumë studime kanë konfirmuar se ngrënia e vakteve të vogla apo të mëdha nuk ka ndikim në ritmin e metabolizmit apo sasinë e yndyrnave të djegura. Konkluzioni është të hani sa më shëndetshëm dhe të mos e teproni me sasinë.
Ushqyerja e Shpeshtë Dhe Sheqeri Në Gjak
Ngrënia e vakteve të mëdha supozohet të shkaktojë luhatje të ndjeshme të sheqernave në gjak. Disa studime kanë konfirmuar se ushqyerja në tre vakte e ngop njeriun më shumë se ngrënia e më shumë vakteve. Kur vjen puna tek mbajtja nën kontroll e sheqerit në gjak, mëngjesi luan një rol kryesor. Studimet kanë treguar se ngrënia e një mëngjesi të bollshëm dhe ulja e sasisë së ushqimit në pasdite apo mbrëmje, ul nivelin ditor të sheqerit në gjak.
Të Hash Apo Të Mos Hash MëngjesA Është Anashkalimi i Vakteve Një Gjë E Mirë?
Studimet mbi anashkalimin e shumicës së vakteve gjatë ditës për një kohë të shkurtër, thonë se një gjë e tillë rrit metabolizmin. Kësisoj, njeriu arrin të përmirësojë edhe nivelin e sheqerit në gjak.
Konkluzioni
Deri më tani nuk janë konfirmuar vlera të mëdha shëndetësore si pasojë e ngrënies së shpeshtë. Një gjë e tillë as nuk rrit numrin e kalorive të djegura, as ju ndihmon të humbisni në peshë. Për sa përket sheqerit në gjak, ngrënia e më pak vakteve është më e shëndetshme. Këshilla që mund t’ju japim është, mbi të gjitha, bëni zgjedhje të mençura e të shëndetshme. Konsumoni sa më shumë perime, fruta dhe të gjelbra.
/Burimi:Agroweb.org/