Arjola e thotë troç: E padrejtë që banorët e rinj të shkojnë në finale

Të nominuarit e natës së sotme janë Einxhel, DJ Dagz dhe Iliri. Einxhel dhe DJ Dagz nuk e kanë përjetuar mirë nominimin nga banorët e rinj dhe Einxhel tha se do ua kthej në të njëjtën formë. Arjola nga ana tjetër mendon se banorët e rinj as nuk e meritojnë të shkojnë në finale.

Iliri: Varet se për mua kanë qenë oksigjen komunikimi.

Arjola: Unë me banorët e rinj jam hapur e lidhur, por nëse i vendosim përballë banorëve të vjetër, me këta të fundit kam më shumë lidhje dhe jemi familjarizuar. Nëse ke përballë që sapo e ke njohur dhe një njeri që e ke pasur brenda në 100 ditë, nuk mund t’i kthehem atij momenti.

Einxhel: Unë i nominoj se më kanë nominuar.

Arjola: Mendoj se kemi sakrifikuar shumë dhe të shkosh në finale me banorë më të rinj, më duket disi e padrejtë.

Arbri: Nëse lidhesh më shumë emocionalisht me banorët, e ke më të vështirë finalen. Pse të mos dalin disa të vjetër tani dhe të rrinë disa të rinj?

Einxhel: Ka pasur raste që banorë të rinj kanë nxjerrë banorë të vjetër. Nëse e kanë atë zotësi, nuk ka problem aspak.

He was the first man for me" / Arjola Demiri speaks more openly than ever  before, tells her love story with her ex-husband - Gossip

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *