Përdori gjuhë denigruese nga shqiptarëve, gazetari grek ‘masakrohet’ në rrjetet sociale

Gazetari grek, Nikos Evangeltaos, ka përdorur një gjuhë raciste dhe denigruese ndaj shqiptarëve. Teksa ishte duke folur për një ngjarje, ku ishte arrestuar një shqiptar, gazetari thotë se kjo është e zakonshme për personat që vijnë nga Shqipëria.

Gjatë leximit të raporteve të policisë, në të cilin shfaqej edhe një shqiptar i kapur me armë, gazetari u shpreh se “kjo është krejt e zakonshme që kapet me armë përderisa ai është shqiptar”.

Ai u ndesh me furinë e komenteve të ndjekësve të tij, edhe pse më koti ai nxitoi të justifikonte deklaratën e tij, duke argumentuar se nuk ishte një koment nacionalist dhe racist, shkruajnë mediat greke.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *