Gjendet i pajetë në shtratin e lumit Vjosë një 47-vjeçar

Një person është gjetur i pajetë në vendin e quajtur ‘Ura e Memaliajt’, në shtratin e lumit Vjosa.

Policia bën me dije se burri kishte disa ditë që kishte humbur kontaktet me familjarët, ndërsa tashmë është gjendur pa shenja jete.

Njoftimi i policisë

Më datë 09.04.2021, në vendin e quajtur “Ura e Memaliaj”, në shtratin e lumit Vjosë është gjetur i pajetë shtetasi B. H., 47 vjeç, banues në Memaliaj.

Ky shtetas është larguar nga banesa në datën 31.03.2021, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Nga këqyrja paraprake në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *