Europa ‘e sëmurë’/ Raste rekord ne Gjermani dhe Bullgari, ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran: Valë anormale e COVID-19

Situata pandemike në Francë paraqitet tejet e vështirë pasi është një nga vendet evropiane me numrin më të madh të rasteve të reja me Covid-19.

Mbi 368,000 raste të reja në 24 orët e fundit  e vendosin atë në situatë aspak të favorshme . Ministri i shëndetësisë, Olivier Véran e përkufizoi atë që po përjeton vendi i tij  si një valë anormale shkaktar i së cilës është varianti Omicron .

 ‘Nuk kishim regjistruar kurrë shifra të tilla që nga fillimi i pandemisë . Është një valë anormale. Kemi 22,000 pacientë të shtruar në spitale, nga të cilët 3900  ndodhen në kujdes intensive’-tha ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran

Shifra rekorde të infektimeve  me koronavirus janë shënuar edhe në Gjermani dhe Bullgari.

Autoritetet gjermane kanë raportuar 80,430 raste të reja .Nuk ndalen rekordet e errëta  edhe në Evropën juglindore pasi në  Bullgari  janë shënuar në 24 orët e fundit 7,062 rastesh të reja pozitive me COVID-19. Numri i të infektuarve është rritur në javët e fundit  duke tejkaluar pikun e tetorit të vitit të kaluar. Ndërkohë Evropa ka regjistruar  më shumë se 7 milionë raste  me Covid-19  vetëm në javën e parë të 2022.

 

 

/Priza.al/

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *