Situata pandemike në Francë paraqitet tejet e vështirë pasi është një nga vendet evropiane me numrin më të madh të rasteve të reja me Covid-19.
Mbi 368,000 raste të reja në 24 orët e fundit e vendosin atë në situatë aspak të favorshme . Ministri i shëndetësisë, Olivier Véran e përkufizoi atë që po përjeton vendi i tij si një valë anormale shkaktar i së cilës është varianti Omicron .
‘Nuk kishim regjistruar kurrë shifra të tilla që nga fillimi i pandemisë . Është një valë anormale. Kemi 22,000 pacientë të shtruar në spitale, nga të cilët 3900 ndodhen në kujdes intensive’-tha ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran
Shifra rekorde të infektimeve me koronavirus janë shënuar edhe në Gjermani dhe Bullgari.
Autoritetet gjermane kanë raportuar 80,430 raste të reja .Nuk ndalen rekordet e errëta edhe në Evropën juglindore pasi në Bullgari janë shënuar në 24 orët e fundit 7,062 rastesh të reja pozitive me COVID-19. Numri i të infektuarve është rritur në javët e fundit duke tejkaluar pikun e tetorit të vitit të kaluar. Ndërkohë Evropa ka regjistruar më shumë se 7 milionë raste me Covid-19 vetëm në javën e parë të 2022.
/Priza.al/