Gazeta presitigjoze britanike “The Economist” ka publikuar një artikull ku pretendon se raporton numrin e vërtetë të vdekje nga pandemia.
“The Economist”, përpunoi të dhëna nga 186 shtete të botës, përfshirë edhe vendin tonë dhe ka arritur në rezultatin se numri i viktimave nga Covid-19 nuk është 5.5 milionë, por rreth 19.1 milion. Kjo shifër është gati katër herë më e lartë nga ajo që kanë raportuar zyrtarisht shtetet.
Për sa i përket Shqipërisë, “The Economist” vlerëson se numri i real i personave që kanë ndërruar jetë nga pandemia varion nga 12 në 15 mijë, teksa shifrat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë raportojnë vetëm 3247 vdekje.
Hulumtimi i bërë në 186 shtete nga “The Economist”, bazohet në një sistem kompjuterik, i cili ka krahasuar vdekshmërinë në kushte normale të popullsisë së një vendi dhe numrit total të personave që kanë ndërruar jetë pavarësisht shkakut të tyre.
/Priza.al/