Një “kamp karantinimi” në Kinë është zbuluar ku pas publikimit të disa videove amatore, shfaqen disa kontejnerë të metaltë brenda të cilëve dyshohet se qëndrojnë ata që janë sëmurë me COVID-19, dëshmi se virusi po vazhdon të bëjë “kërdi” nëpër Kinë.
Vendi komunist po përpiqet të zhdukë virusin pavarësisht paralajmërimeve se varianti më infektiv Omicron e bën të pamundur një strategji Zero Covid, edhe me masat drakoniane të përdorura nga Pekini.
Madje mbi 20 milionë banorë janë mbyllur nëpër shtëpitë e tyre duke iu bashkuar kështu qyteteve Anyang dhe Yuzhou, të cilëve u ndalohet të largohen nga shtëpitë për të blerë artikuj të ndryshëm ushqimor.
Anyang, shtëpia e 5.5 milionë njerëzve, u mbyll të hënën vonë pasi u raportuan dy raste të variantit omicron – dhe disa banorë të qyteteve të mbyllura kanë thënë për BBC se ata ishin pjesë e një ‘transferimi të madh’ të mijëra njerëzve në kampet.
Gratë shtatzëna, fëmijët dhe të moshuarit besohet të jenë në mesin e atyre që u dërguan në kampet e Xi’an, që ndajnë tmerret e ndalimit të tyre në shtetin Zero Covid.
Pamjet e shpërndara gjerësisht në internet tregojnë njerëzit në kutitë e vogla të mobiluara me një shtrat prej druri dhe një tualet, ku ata detyrohen të qëndrojnë deri në dy javë.
Madje në një video shihen punonjësit lokal duke bërë transportimin e ushqimit për të infektuarit – ata janë veshur me rroba të bardha mbrojtëse dhe me kujdes bartnin qeset e najlonit.
/Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Priza.al/