Vijojnë aksidentet në punë/ 38-vjeçari rrëzohet nga kati i dytë i një banese në ‘Qytet Studenti’

Një punëtor 38-vjeçar ka rënë nga kati i dytë i një banese në Qytet Studenti dhe si pasojë ka marrë dëme serioze në trup.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë burri po punonte ndërsa ka rënë poshtë aksidentalisht. Mësohet se ai është dërguar me urgjencë në spital dhe është nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Informacion paraprak

Me datë 12.01.2022, në afërsi të Qytetit Studenti, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i dytë i një objekti, shtetasi E. Gj., 38 vjeç, i cili ishte duke punuar.

Si pasojë ky shtetas është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *