Reperi i njohur Stresi është paraqitur në gjykatë për t’u njohur këtë të mërkurë me masën e sigurisë pasi është vënë në pranga pas protestës së 8 janarit.
Këto janë pamjet kur Arkimed Lushaj futet në sallën e gjyqit, çka ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave. Stresi ka ngritur dy gishtat lart dhe shfaqet i buzëqeshur.
Ai pretendoi para gjykatës se ishte hera e parë për të që arrestohet pa bërë gjë, megjithëse ishte pjese e protestes së dhunshme të organizuar nga Sali Berisha në përpjekje për të marrë selinë e PD-së.
Stresi: Është hera e parë që arrestohem pa bërë asgjë
Gjyqtari: kështu me ke thënë dhe radhën e parë
Stresi: Atëherë foli avokati, jo unë.
Gjykata ka liruar sot 34 të arrestuarit për protestën e 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike, mes tyre edhe Arkimed Lushajn i njohur si Stresi. vendosi sipas akuzave që janë ngritur, rezulton se 11 nga të arrestuarit janë mbështetës të Bashës dhe 23 të tjerë të Berishës.
Gjatë seancës Prokuroria kërkoi për 29 persona masën “Detyrim paraqitje”, ndërsa për pesë të tjerë “Arrest shtëpie”, ndërsa gjykata vendosi për shumicën “Detyrim paraqitje” dhe për pjesën tjetër asnjë masë. Mes personave të arrestuar ka edhe qytetarë nga Kosova.
/Priza.al/