Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur pasditen e sotme në vendin e quajtur ‘Ura 6 metroshe” në Kukës.
Një makinë ka përplasur 30-vjeçarin S.D., i cili lëvizte me biçikletë dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend.
Mësohet se drejtuesi i mjetit tip ‘Volkswagen’, me inicialet A.B., 47 vjeç, është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Sakaq, burime konfirmojnë se grupi hetimor nga nisur punën për të zbardhur shkqet dhe rrethanat e aksidentit që i mori jetën të riut.
Njoftimi i policisë:
Më datë 12.01.2022, rreth orës 16:30, në vendin e quajtur “Ura 6-metroshe”, shtetasi A. B., 47 vjeç, banues në fshatin Shtiqen, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, ka aksidentuar shtetasin S. D., 30 vjeç, i cili levizte me biçikletë, ku për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
/Priza.al/