Nga viti 2022, televizionet spanjolle nuk do të shfaqin më reklama për ëmbëlsirat, çokollatat, biskotat, akulloret dhe pijet energjike. Masa ka të bëjë me reklamat që synojnë konsumatorët nën 16 vjeç në televizion, radio, internet dhe aplikacione.
“Spanja do të ndalojë reklamimin e ushqimeve si çokollata, biskotat dhe akullorja për të ndihmuar në luftimin e obezitetit tek të rinjtë”, tha ministri i Çështjeve të Konsumatorit Alberto Garzon.
“Të miturit janë konsumatorë të pambrojtur dhe kanë përgjegjësi për t’i mbrojtur nga reklamat”, shtoi ai.
Plani ka të bëjë me çokollata, karamele, disa ëmbëlsira, pije energjike dhe akullore, tha qeveria, duke marrë parasysh kriteret dietike të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
/Burimi:AgroWeb.org/