Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Vlorë ku si pasojë një 55-vjeçar me inicialet Gj.B ka ndërruar jetë pasi është shkrumbuar nga flakët. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 06:20 në lagjen ‘Pavarësia’ në Vlorë.
Dyshohet se viktima i cili jetonte i vetëm vuante nga shëndeti mendor. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 13.01.2022, rreth orës 6:20, në lagjen “Rilindja”, Vlorë është përfshirë nga flakët banesa e shtetasit Gj. B., rreth 55 vjeç, i cili jetonte i vetëm dhe vuante nga shëndeti mendor. Si pasojë e flakëve ky shtetas ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.
/Priza.al/