Grabitet sërish shkolla ‘Naim Frashëri’ në Gjirokastër, pezullohet mësimi

Shkolla ‘Naim Frashëri’ në Gjirokastër ka rënë pre e grabitjes për herë të tretë. Mësohet se hajdutët kanë thyer derën kryesore me leva dhe kanë mundur që të futen brenda saj. Për këtë shkak është pezulluar dhe mësimi.

Ende nuk dihet se çfarë kanë marrë autorët në shkollë ndërkohë që mësohet se keqbërësit kanë hyrë nga porta kryesore e shkollës duke e dëmtuar atë.

Pas inspektimit fillestar janë konstatuar dëmtime të orendive mësimore në klasa, ndërkohë që tentativa e hajdutëve për të deportuar në zyrën e drejtorisë ka rezultuar e dështuar.
/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *