55-vjeçari humbi jetën nga zjarri në banesë/ Fqinji: Nuk munda të hyja brenda, kishte shumë tym

Gjergji Beqiri humbi jetën si pasojë e një zjarri të rënë në banesën e tij mëngjesin e sotme në Vlorë. 55-vjeçari raportohet se është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë nuk ka mundur të dal jashtë banesës që u dogj nga flakët.

Një fqinj i viktimë raporton se ka parë ngjarjen ndërsa edhe pse ka tentuar që të hyjë brenda, nuk ka mundur për shkak të tymit dhe zjarrit.

“Ishte i sëmurë, i vetmuar. Ka disa vite që jeton këtu. Ishte me qira. Për të interesohej vëllai i tij. Më lajmëroi nusja që në 6 e çerek dhe më tha se; po del tym nga shtëpia e Gjergjit’. Shkoi ul linjën e korrentit. Pastaj lajmërova vëllain. Erdhën njerëz, erdhi policia dhe zjarrfikësja. Nuk arrija do të që hyja brenda, pasi tymi ishte në përmasa të paimagjinueshme. Ai ishte i sëmur, se dija se ça mendonte, pasi ka pasur probleme të theksuara. Atë e ushqente vëllai i tij. Erdhi zjarrfikësja që shoi zjarrin, se rrezikoheshin dhe banesat e tjera. I vëllai tha se zjarri mund të jetë shkaktuar nga ndonjë prizë për të bërë kafen, ose duhani, pasi nuk ishte në gjendje të bënte asgjë, nuk gatuante. Çdo gjë i vinte gati nga i vëllai.”, tha Arben Aliu, fqinj i viktimës.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *