109-vjetori i krijimit të Policisë së Shtetit, Nano: Të tregohemi humanë me qytetarët dhe të ashpër me shkelësit

Sot është duke u zhvilluar një ceremoni për 109-vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit. Drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano, i bëri apel efektivëve të policisë që të mos tregohen arrogantë me qytetarët, por human në zbatimin e detyrës së tyre.

Mes të tjerash ai tha se pritshmëritë e qytetarëve janë të larta dhe ndaj ata duhet ta bëjnë sa më mirë detyrën në ruajtjen e rendit dhe sigurisë, duke u treguar social me qytetarët dhe të ashpër me shkelësit e ligjit.

“Të nderuar kolegë sytë dhe vëmendja e qytetarëve janë të drejtuara nga ne që detyrën tonë ta bëjmë sa më mirë. Ndaj të mos e shpërdorojmë këtë besim duke treguar arrogancë. Të tregohemi human dhe social me qytetarët, por dhe të vendosur dhe të ashpër me shkelësit e ligjit. Kështu mund të na vlerësohet kontributi ynë në brezat që do të vijnë. Ta gëzojmë festën që tani kaloi një shekull të tërë”, tha mes të tjerash drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *