Mblidhet Komiteti i Ekspertëve/ Rakacolli: Nuk ka ndryshim të masave, zbatoni masat dhe vaksinohuni

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se përtej rritjes së infektimeve masat në fuqi janë në përputhje me zhvillimet dhe nuk do të ketë ndryshime.

‘Do të vijojnë të mbeten të njëjtat masa në fuqi. Apelojmë që të respektohen të gjitha masat dhe të qytetarët të vaksinohen”, tha Rakacolli

Rakacolli tha se në fuqi mbeten masat

-Baret dhe restorantet do vazhdojnë deri në orën 23:00

-Lëvizja e njerëzve ndalohet nga ora 23:00 deri në 06:00

-Aktivitetet sportive deri në 30%

-Hyrja në Shqipëri do vazhdojë të jetë e kontrolluar, të pajisur me vaksinë ose test CPR apo dhe test të shpejtë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *