Kryefjala e ditëve të fundit është performanca e dobët që Cristiano Ronaldo është duke kaluar tek Manchester United. Mediat e huaja kanë filluar të aludojnë se CR7 mund të largohet në fund të sezonit, nëse “djajtë e kuq” nuk arrijnë të sigurojnë një vend për në Champions League.
Madje vetë futbollisti nuk është i kënaqur nga e gjithë situata apo renditja e klubit.
“Nuk dëshiroj ta mbyll sezonin në vendin e shtatë, e as të arrij në tre vendet e para në Premier League, dua të fitoj. E di shumë mirë rrugën që duhet të ndjekim por nuk dua të flas se nuk do të ishte korrekte. Fillimisht Solskjaer, më pas Carrick dhe së fundmi trajneri i ri. Kur ndryshon kaq shumë është gjithnjë e vështirë. Me Rangnick jemi përmirësuar në disa aspekte por duhet më shumë kohë, mendoj se ai do të bëjë një punë të mirë”, u shpreh Ronaldo gjatë një interviste.
/Priza.al/