Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta ish-kryebashkiaku socialist

Ish-kryebashkiaku socialist i Fierit Nikollaq Koshovari ka ndërruar jetë. Miqtë dhe kolegët e tij bëjnë me dije se mjeku i njohur fierak ka vdekur si pasojë e një sëmundje të gjatë dhe të lodhshme. Gjatë viteve 2000-2003, Nikollaq Koshovari ka qenë kryetar i Bashkisë së Fierit.

‘Pas një sëmundjeje të gjatë e të lodhëshme, pushoi së rrahuri zemra e dr.Nikollaq Koshovarit, njërit prej mjekëve më të spikatur ndër vite të spitalit të Fierit e më gjerë, duke lënë në pikëllim familjen, të afërmit, miqtë e kolegët.

Kirurg i talentuar e i pasionuar pas profesionit, me duart e tij ka shpëtuar jetët e qindra qytetarëve fierakë, mallakastriotë, të rrethinave e më tej, duke u bërë shembull i mjekut të devotshëm, të palodhur e të sakrificës’, shkruan kolegia e tij, Ilinka Dimashi.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *