Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë dëshminë e ti për protestën e 8 janarit në Prokurori ku ka qëndruar për më shumë se dyorë.
Në një deklaratë për mediat, Berisha hodhi akuza të forta ndaj Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, të cilët i quan se janë bërë një. Ish-kryeministri tha ndër të tjera se në 8 janar Basha ishte i rrethuar nga një bandë vrasësish.
Fjala e Berishës:
Ajo cka dua t’iu them është se në deklaratën time theksova se për cdo shqiptar, për cdo mik e partner të Shqipërisë, shëmtira më kryesore, akti më i paimagjinueshëm, momenti më kriminal në historinë e 30 viteve, dëshmia më flagrante e lidhjes së politikës me krimin, ishte jo vetëm atë ditë, por unë po marr 8 janarin, Lulzim Brava i rrethuar nga një bandë vrasësish, trafikantësh, pengmarrësish, fondamentalishtësh. Kjo përbën dhe momentin më dramatik dhe dëshminë më flagrante të shkrirjes në një të narko-shtetit dhe lidhjeve të një politikani me krimin”, tha Berisha.
/Priza.al/