VIDEO/ Luanesha heq dorë nga vakti i saj dhe shoqëron bizonin e vogël te kopeja! `Akt dashurie` më i fortë se instinktet grabitqare

Pamjet befasuese vinë nga Parku Kombëtar i Tanzanisë ku një luaneshë duket teksa drejton një bizon të vogël të vetmuar drejt kopesë së tij, në atë që eskpertët e kafshëve të egra e kanë përshkruar si “një akt dashurie”.

Llogaria zyrtare e Parqeve Kombëtare të Tanzanisë në Twitter postoi videon të hënën, në të cilën shihet një luaneshë duke ecur krah për krah me një bizon të egër sa gjysma e madhësisë së saj, teksa e shoqëronte kafshën e vogël në sigurinë e Parkut Kombëtar Serengeti.

Një sjellje e tillë është shumë e pazakontë dhe ka bërë që Pascal Shelutete, zëdhënësi i Autoritetit të Parqeve Kombëtare të Tanzanisë, t’i thotë BBC-së se instinktet e nënës së luaneshës duhet të kenë kapërcyer instinktet e saj natyrore grabitqare.

Luanët janë ‘hipermishngrënës’, që do të thotë se shumica dërrmuese e dietës së tyre përbëhet nga mishi dhe nuk kufizohet në asnjë lloj specie apo kafshe.

Megjithatë, zebrat janë ndër kafshët grabitqare të shënjestruara më shpesh nga luanët, pasi ato janë më të ngadalta dhe më të lehta për t’u kapur në krahasim me kafshët si antilopat dhe gazelat, por paraqesin më pak rrezik se bualli.

Luanët e rritur të shëndetshëm duhet të konsumojnë mesatarisht 11-16 kg mish në ditë, dhe duke pasur parasysh se është e rrallë që luanët të shijojnë gjueti të suksesshme në natyrë në baza ditore, është shumë e pazakontë të shohësh një nga gjuetarët më të mëdhenj në botë të heqi dorë nga një vakt të gjuajtur kaq lehtë.

At first the wildebeest calf is pictured alongside the fearsome lioness as she leads the delicate prey animal across the plains

Lions are 'generalist hypercarnivores', meaning the overwhelming majority of their diet consists of meat and is not limited to any one species or type of animal. However, zebras and wildebeest are among the prey animals targeted most often by lions as they are slower and easier to catch than animals like antelopes and gazelles, but pose less of a danger than buffalo (Pictured: A lioness attempts to subdue an unlucky wildebeest in Nxai Pan National Park, Botswana, 2019)

/Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *