Një nga 5 hyrjet e reja të “Big Brother VIP” është edhe këngëtarja
Këngëtarja Xheisara Frisku është një nga 5 hyrjet e reja në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Për të gjithë personazhet mediatike kemi kurioz se si janë dukur para se këta të fundit të bëheshin të njohur dhe kësaj vëmendje nuk mund ti shmangej as Xheisara. Nga një foto e siguruar nga mediat, këngëtarja duket se ka një ndryshim të dukshëm nga çfarë ka qenë dhe si është tani.
Xheisara ka qenë konkurrente e festivalit “Kënga Magjike” në vitin 2019 me këngën “Si me t’lon”.
Xheisara është këngëtarja e njohur e cila që në moshë të vogël ajo ka marrë pjesë në festivale të ndryshme për fëmijë, ku është vlerësuar me disa çmime të para. Xheisara është përfolur shumë edhe për martesën e saj të organizuar në fshehtësi, si dhe për përplasjen me Jonida Maliqin.
Ajo direkte ka shfaqur natyrën e saj provokuese, ku ka pasur disa përplasje me banorët.
Mbrëmjen e pardjeshme, gjatë një bisede me Eltonin dhe Tanin, Xheisara ka rihapur çështjen e mosmarrëveshjes së saj me Einxhel.
Ajo është shprehur se moderatorja e ka thumbuar vazhdimisht, ndërkohë që ajo priste të ishte më suportuese dhe jo aq e përfshirë në lojë.