Presidenti Ilir Meta ka reaguar nga Shkupi për iniciativën Balkani i Hapur. Gjatë një ligjërate në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, Meta tha se nisma nuk ka sjell asnjë rezultat konkret.
“Ballkani i Hapur” është një nismë imponuese dhe e paqartë, që më shumë se rezultate derimë tani ka prodhuar vetëm debate dhe pasi ka ndërruar tre herë emrin, i vetmi element pozitiv që ka është përcaktimi “i hapur” tha Meta.
Kreu i shtetit thekson se e vetmja zgjidhje është respektimi i të drejtave të të gjitha minoriteteve në mënyrën e duhur dhe në respekt të standardeve europiane.
Duke iu drejtuar akademikëve, Meta dha një mesazh të drejtëpërdrejt edhe për Bashkimin Europian.
“Duhet të ofrojë “karotën” kur duhet, por edhe “shkopin” kur është e nevojshme ndaj të gjithë autokratëve në rajon të cilët rikthejnë tema të së kaluarës, si një shantazh, për t’i lënë rehat në autokracinë e tyre”, u shpreh presidenti.
Presidenti Ilir Meta po kryen vizitë 3-ditore në Maqedoninë e Veriut. Ai zhvilloi takime të shumta me krerë të shtetit maqedonas dhe faktorin politik maqedonas e shqiptar. Kryefjalë e bisedimeve ishte padyshim hapja e negociatave për integrimin në BE të dy vendeve tona.
DEKLARATA
Në rajonin tonë, nuk ka kombe të mëdha dhe kombe të vogla. Në rajonin tonë duhet të ketë vlera europiane, që mbrohen dhe respektohen njësoj nga të gjithë.
Nuk mund të jetë zgjidhje rivizatimi i kufijve, sepse kjo çështje është provuar, ka dështuar dhe ka qenë një katastrofë për rajonin.
E vetmja zgjidhje, është respektimi i të drejtave të të gjitha minoriteteve nga kushdo, në mënyrën e duhur dhe në respekt të standardeve europiane. Kjo do të garantonte dhe konsolidonte paqen, stabilitetin, sigurinë, do të forcojë bashkëjetesën ndëretnike dhe do të përmirësojë klimën e biznesit dhe besimin tek e ardhmja.
/Priza.al/